Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Edhe një fitore për Kosovën U-16 në Evropianin në San Marino

  • Edhe një fitore për Kosovën U-16 në Evropianin në San Marino
  • Edhe një fitore për Kosovën U-16 në Evropianin në San Marino
  • Edhe një fitore për Kosovën U-16 në Evropianin në San Marino
  • Edhe një fitore për Kosovën U-16 në Evropianin në San Marino
7 July 2015

Përfaqësuesja e Kosovës U-16 e ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Kampionatin Evropian, Divizioni C, Grupi B që është duke u zhvilluar në San Marino.

Kësaj here kadetët tanë ishin më të mirë se rivalët e tyre nga Monako, të cilët i kanë mposhtur me rezultat 96:56 (18:13, 24:10, 27:11, 27:22).

Basketbollistët tanë nuk e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, por më pas dalëngadalë e kapën ritmin e lojës dhe kështu nga minuta në minutë sa vinin e thellonin epërsinë.

Të përzgjedhurit e trajnerit Chris Dial në këtë mënyrë e kaluan edhe një sfidë, derisa të martën i pret ballafaqimi me Përfaqësuesen e Uellsit dhe në rast triumfi, atëherë kadetët tanë do ta përfundojnë fazën e grupeve në vendin e parë dhe do të avancojnë tutje në Evropianin në San Marino.

Pas ndeshjes, njëri nga bartësit kyc të lojës së Kosovës U-16, Etnik Peci ka deklaruar: “Ka qenë një ndeshje më e fortë sesa kundër Gjibraltarit dhe kjo është normale, sepse tani secila ndeshje do te jetë më e vështirë se tjetra. Në fillim të ndeshjes nuk luajtëm mirë, bëmë gabime, por më pas jemi përmirësuar dhe dalëngadalë e kapëm ritmin e lojës dhe i realizuam të gjitha ato detyra që jemi marr vesh me trajnerin para fillimit të takimit. Kjo fitore na motivon shumë që në ndeshjen kundër Uellsit të luajmë edhe më mirë. Dy fitoret e para janë shumë të rëndësishme për ne, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, sepse e duam vendin e parë në grup, kurse më pas do të shohim se si do të rrjedhin gjërat. Megjithatë e rëndësishme për ne është të shkojmë ndeshje pas ndeshje, sepse vetëm kështu mund të arrijmë ta realizojmë qëllimin tonë, e ai është të shkojmë sa më larg që të mundemi në këtë Evropian”.

Koshashënuesit më të mirë në radhët e Përfaqësueses tonë ishin Etnik Peci me 16 pikë, Atik Koshi me 13, Ylldrit Sahiti me 12, EngjëlL Ramaj me 12 dhe Andi Vrapcani me 11 sosh.

Uellsi – Kosova do të përballen me njëra tjetrën nesër nga ora 14:30.

Duhet theksuar se Përfaqësuesja e Kosovës U-16 ka marr lëvdata përvecse nga kundërshtarët e saj për lojën që po e zhvillon, edhe nga zyrtarët e FIBA-s që po e përcjellin nga afër këtë evinement shumë të rëndësishëm të FIBA-s.