Edhe një tjetër ndeshje e xhiros së XX në Superligën e Kosovës ka përfunduar pas vazhdimeve.
Krahas duelit Trepça - Sigal Prishtina, ku mitrovicasit triumfuan vetëm pas 5 pesë minutave shtesë (84:83), edhe përballja në mes Rahovecit dhe Bashkimit e luajtur të shtunën mbrëma në palestrën "Shani Nushi" në Gjakovë e nxori fituesin vetëm pas vazhdimeve, e ai ishte ekipi nga Prizreni me shifrat 83:81 (20:24, 11:15, 21:8, 18:23, 13:11).
Prej fillimit të takimit e deri në fund është zhvilluar një ndeshje pothuajse e barabartë, derisa çereku i katërt ishte ai në të cilin u luftua për çdo top, ndërsa kjo edhe ishte arsyeja pse skuadrat nuk ia dolën që asnjëra prej tyre ta sigurojnë fitoren, andaj edhe u desh të luheshin edhe 5 minutat shtesë, në të cilat Bashkimi ia doli të triumfoj me vetëm dy pikë dallim.
Më efikasi te skuadra fituese ishte Justin Black me 32 pikë, kurse te Rahoveci me lojë të mirë u shqua Rony Farmer Blanchard me 25 pikë.