Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Edhe Peja starton me fitore

  • Edhe Peja starton me fitore
16 October 2014

KB Peja mbrëmë në Karagaç ka shënuar fitore ndaj Kumanovës duke bërë kështu që të dyja ekipet e Kosovës që garojnë në ligën ballkanike BIBL të nisin këtë garë me sukses.

Në ndeshjen e zhvilluar para më shumë se 2000 shikuesve, Peja fitoi në mënyrë dramatike me rezultat 89:88, madje, pas një vazhdimi pesë minutësh meqë koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultat 73:73.

Në fillim të ndeshjes mysafirët kishin krijuar epërsi 11:3. Mirëpo, Peja në vazhdim krijoi epërsi deri në 22 pikë dhe me 16 pikë epërsi hyri në çerekun e katërt.

Ekipi vendës shënoi 6 pikë për 10 minuta, kurse ekipi mysafir 22 pikë dhe koha e rregullt përfundoi baras. Shënimin vendimtar për ekipin e Pejës në kohë shtesë e arriti Alban Veseli.