Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Edhe trajnerët e përkrahin formimin e Qendrës Kombëtare të Basketbollit

  • Edhe trajnerët e përkrahin formimin e Qendrës Kombëtare të Basketbollit
6 November 2019

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu të mërkurën është takuar me trajnerët e Përfaqësueseve të Kosovës dhe Shtabin e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës.

Takimi i së mërkurës ishte në vazhdën e takimeve me Grupet e Interesit për Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK).

Kryetari Fetahu më herët është takuar me njohësit e basketbollit të Kosovës, veteranët, klubet, si dhe mediat, lidhur me idenë e formimit të Qendrës Kombëtares të Basketbollit (QKB).

I pari i basketbollit të Kosovës i njoftoi trajnerët për përgatitjet për formimin e Qendrës Kombëtare të Basketbollit dhe Themelimin e Veprimtarisë së Akademive të Basketbollit në Kosovë.

Fetahu shtoi se, ky projekt është shumë i rëndësishëm për FBK-në, që është duke punuar nga viti 2018 për këtë projekt.

Trajnerët janë ndarë shumë të kënaqur me prezantimin e kryetarit rreth këtij projekti në përgjithësi, derisa kanë shprehur vërejtjet dhe pakënaqësitë e tyre me punën që po bëhet te gjeneratat e reja.

Gjithsesi, trajnerët kanë përkrahur formimin e kësaj qendre dhe njëkohësisht e kanë vlerësuar si shumë të nevojshme për të dalë nga kjo gjendje, kurse kanë ofruar edhe ndihmën e tyre në realizimin e këtij projekti.

Kërkesat e trajnerëve për kryetarin Fetahu:

- Të kenë mbështetjen e vazhdueshme nga FBK-ja

- Të vendosen kritere për Trajnerët e huaj që vijnë në Kosovë

-  Klubet të obligohen ndarjen e një pjese të buxhetit për gjeneratat e reja

Duhet theksuar se ky ka qenë takimi i fundit i Kryetarit Fetahu me Grupet e Interesit për FBK-në, me ç’rast ai e prezantoi projektin e ri të FBK-së, formimin e Qendrës Kombëtare të Basketbollit, ndërsa tani i mbetet Bordit të FBK-së në mbledhjen e radhës për të vazhduar me procedurat tjera