Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Favoriti i grupit arsyeton epitetin

  • Favoriti i grupit arsyeton epitetin
11 July 2015

Reprezentacioni U20 i Kosovës ka pësuar humbje nga Mali i Zi në ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit B në Kampionatin Evropian U 20 Divizioni B që po zhvillohet në Hungari.

Mali i Zi, favoriti i grupit dhe një prej ekipeve që kërkon kthimin në Divizionin A që nga fillimi i ndeshjes imponoi autoritetin e vet në fushë dhe krijoi epërsi të madhe duke e përfunduar çerekun e parë 27:9.

Problem shtesë për ekipin e Kosovës ishte fakti se Samir Zekiqi për më pak se 9 minuta lojë u ngarkua me katër gabime personale, kurse Arian Memeti shkaktoi tri personale në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë reprezentacioni i Kosovës luajti dukshëm më mirë se në të parën, por kjo as për së afërmi nuk mjaftoi që lojtarët tanë të kthehen në lojë ose të zvogëlojnë epërsinë e madhe të Malit të Zi.

Ndeshja përfundoi me rezultat 55:94.

Në atë që pritej të ishte ndeshja më e vështirë e kampionatit dhe u zhvillua si shfaqje e dobët e lojës së ekipit, sidomos në sulm, Leonard Mekaj me 15 pikë, 7 shënime nga 21 tentime ishte i vetmi lojtar me pikë dy shifrore në radhët e Kosovës.