Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

FBK dhe “Autizmi Flet” më 27 prill do të organizojnë një aktivitet për fëmijët me autizëm

  • FBK dhe “Autizmi Flet” më 27 prill do të organizojnë një aktivitet për fëmijët me autizëm
1 April 2019

Në organizim të organizatës “Autizmi Flet” dhe në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), si dhe në mbështetje të Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës dhe Qendrën Social-Edukative "Don Bosko" – Prishtinë,  do të organizohet një aktivitet i përbashkët kushtuar fëmijëve me autizëm.

Aktiviteti do të mbahet më 27 prill në ora 12:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Në ditët në vazhdim Federata e Basketbollit të Kosovës dhe organizata “Autizmi Flet” do të organizojnë një konferencë të përbashkët për media për të dhënë detaje të tjera rreth aktivitetit në fjalë.

Federata e Basketbollit të Kosovës është e nderuar që për herë të parë do të jetë bashkë-organizatore e një aktiviteti për fëmijët me autizëm duke i përkrahur ata nëpërmjet një aktiviteti të basketbollit.