Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

FBK dhe SHTBK organizojnë seminar për trajnerë, ligjerues Tone Krump

  • FBK dhe SHTBK organizojnë seminar për trajnerë, ligjerues Tone Krump
21 February 2017

 

Në organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Shoqatës së Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK) prej 23 deri më 25 shkurt do të mbahet seminari për trajnerë të basketbollit.

Në këtë seminar do të ligjeroj trajneri i mirënjohur slloven, Tone Krump, njëherësh edhe instruktor i FIBA-s. Krump është emër i njohur për basketbollin kosovar, pasi që vitin e kaluar ka ligjeruar në Kursin Intensiv për Trajnerë të organizuar nga FBK, Solidariteti Olimpik dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (FBK).

Pjesëmarrja është e obligueshme për të gjithë trajnerët e klubeve që bëjnë gara në kuadër të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Pjesëmarrja në seminar është 15 euro.

Pagesa duhet të bëhet në xhirollogarinë e Shoqatës së Trajnerëve të Basketbollit, SHTBK: 1904545006031124 në Bankën Tregtare të Kosovës (BKT). 

Për Agjendën e seminarit dhe për të gjitha detajet tjera që kanë të bëjnë me këtë aktivitet do të njoftoheni në ditën e mërkurë.