Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) do t’i shpërblejë klubet e saj të IP Superligës së Kosovës dhe Ligës së Femrave për rezultatet e arritura në edicionin 2017/18.
Në këtë mënyrë skuadra kampione e elitës së basketbollit kosovar do të shpërblehet me 12,000.00 euro, ndërsa ekipit nënkampion do ti takojnë 6,000.00 euro.
Ndërkaq skuadrat që kanë arritur të sigurojnë nga një vend në play-off të IP Superligës së Kosovës (krahas Sigal Prishtinës e Bashkimit, edhe Rahoveci dhe Golden Eagle Ylli) do të shpërblehen me nga 3,000.00 euro.
Skuadra kampione në Ligën e Femrave, Bashkimi nga Prizreni do të shpërblehet me shumën 2,000.00 euro.
Bordi i FBK-së në tetor të vitit të kaluar pati marr vendim të shpërblejë klubet e elitës së meshkujve dhe femrave për t’i inkurajuar, por edhe për t’i ndihmuar sadopak në mbulimin e shpenzimeve.