Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

FBK-ja, partner i rëndësishëm i BIBL

  • FBK-ja, partner i rëndësishëm i BIBL
22 January 2015

Krerët e ligës ballkanike BIBL janë pritur në zyret e FBK-së nga Kryetari Erolld Belegu dhe Sekretari i Përgjithshëm Leart Hoxha.

Në takim me drejtorin sportiv të kësaj lige Shay Shtriks dhe drejtoreshën e marketingut të ligës Lubomira Shtriks, krerët e FBK-së kanë biseduar për pjesëmarrjen e ekipeve kosovare ne ligën BIBL dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Krerët e ligës BIBL përsëritën se FBK-ja, gjegjësisht ekipet nga Kosova janë pjesë shumë e rëndësishme e kësaj lige dhe do të punohet që gjërat të mbesin kështu edhe në të ardhmen. Sezonin e ardhshëm sërish pritet t'i kemi dy ekipe të Kosovës që garojnë në këtë ligë.

Në takim u fol edhe për përkrahjen konkrete që liga BIBL dhe drejtuesit e saj mund të japin për gjyqtarët kosovarë dhe palët u dakorduan që FBK-ja të ketë qasje në resurset e ligës BIBL për gjyqtarë dhe analizë të referimit si dhe forma tjera të përkrahjes me qëllim të përmirësimit të cilësisë së referimit në Kosovë.