Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

FBK ka dhënë kontributin të madh në Rregulloren e nënshkruar sot nga ministri Gashi

  • FBK ka dhënë kontributin të madh në Rregulloren e nënshkruar sot nga ministri Gashi
23 January 2018

Të martën ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar Rregulloren për përcaktimin e kritereve, procedurave dhe formës për vërtetimin e sponsorizimit në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, përmes së cilës përcaktohen kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për sponsorizime, lëshimin e vërtetimit dhe formën e tij si dhe procedurën e raportimit vjetor për sponsorizimin e realizuar.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka qenë pjesë e komisionit që ka punuar në këtë Rregullore. FBK-në në këtë komision e ka përfaqësuar Arben Fetahu, anëtar i Komitetit Ekzekutiv dhe Bordit të FBK-së, duke e shtyrë kështu para një proces shumë të rëndësishëm, pasi kjo Rregullore pritet t’u hyj shumë në punë të gjitha klubeve kosovare, federatave, dhe institucioneve të tjera sportive.

Para se të fillohej puna në këtë Rregullore, ka qenë Ligji për sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ai i cili është punuar për rreth 10  vite në të, derisa pjesë e Grupeve Punuese për këtë ligj ka qenë numri një i FBK-së, Erolld Belegu.

Sipas rregullores parashihet që dhënësit e sponsorizimit, të cilët mund të jenë persona juridik ose fizik, vendor apo të huaj, aktivitetin e tyre duhet ta kenë të regjistruar, licencuar dhe fiskalizuar ndërkaq përfituesit qofshin ata fizik apo juridik, të këtij sponsorizimi duhet të jenë të regjistruar nëpër organizatat, institucionet përkatëse për kulturë, rini dhe sport qoftë në nivel lokal apo qendror.