Ministri i ri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Shala priti në takim zyrtar krerët e FBK-së.
Ministri Shala në takimin që kishte karakter njoftues foli për buxhetin për sport për vitin e ardhshëm dhe për prioritetet e ministrisë që ai drejton.
Delegacioni i FBK-së i kryesuar nga Kryetari Erolld Belegu, pjesë e së cilit ishin edhe anëtarët e Bordit Valdet Spahija e Valton Bilalli si dhe Sekretari i Përgjithshëm Leart Hoxha, informoi ministrin e ri për punën e FBK-së dhe projektet për vitin 2015.
Delegacioni i FBK-së kërkoi procesim sa më të shpejtë të ligjit për sponsorizim, përfundim të procesit të kategorizimit të sporteve dhe përkrahje të mëtejme në procesin e ndërkombëtarizimit.
Delegacioni i FBK-së po ashtu e prezantoi projektin për Qendrën e Performancës së Lartë, ku do të punohet me reprezentacione të të rinjve.
Ministri Shala premtoi përkrahjen e tij dhe të kabinetit për projektet e lartcekura.