30 May 2014
Federata e Basktebollit të Kosovës ka marrë vendim sot që të vazhdojë ndihmën ndaj klubeve të femrave.
Në vendimin e sotëm shkruan që FBK do të ndihmojë të gjitha skuadrat (7) me nga 500 euro si dhe do të sigurojë fanella për lojë për këto skuadra.
Ky është njëri ndër vendimet e radhës të Bordit të FBK-së që dëshmon punën dhe përkushtimin ndaj të gjitha klubeve pa përjashtim.