Me ftesë të Komisionit për të Rinj të FIBA Evropës, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Leart Hoxha dhe anëtari i Bordit, Valton Bilalli do të marrin pjesë në Konventën e Mini-Basketbollit dhe Takimin Vjetor të U-14 që do të mbahet në Vjenë të Austrisë prej 16 deri më 18 tetor 2015.
Zyrtarët e FBK-së me këtë rast do të marrin pjesë në të gjitha punimet e eventeve të lartëpërmendura dhe njëkohësisht do të zhvillojnë takime të ndara me zyrtarët e federatave të tjera pjesëmarrëse me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në punën me gjenerata të reja.