Me rastin e shënimit të 60 vjetorit të Federatës së Basketbollit të Malit të Zi, presidenti i kësaj të fundit, Milo Gjukonoviq ka ftuar kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegun dhe nënkryetarin, Predrag Despotoviq për të qenë pjesë e manifestimit që do të mbahet të premten mbrëma me fillim nga ora 20:00 në “Montenegrin National Theatre” në Podgoricë.
Kjo ftesë e presidentit Gjukonoviq pritet të thellojë edhe më shumë bashkëpunimin në mes Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe asaj të Malit të Zi.