Me rastin e shënimit të 70 vjetorit të Federatës së Basketbollit të Shqipërisë (FSHB-së), presidenti i kësaj të fundit, Avni Ponari ka ftuar kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegun dhe u.d. Sekretaren e Përgjithshme, Elvira Dushkun për të qenë pjesë e manifestimit që do të mbahet të martën mbrëma me fillim nga ora 19:00 në “Pallatin e Brigadave” në Tiranë.
Në këtë manifestim do të jetë i pranishëm në mesin e shumë figurave të sferave të ndryshme të jetës, edh presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqësia e Tij, z. Bujar Nishani.