Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) të shtunën duke filluar prej orës 09:00 deri në 11:00 në palestrën e sportit në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë do të bëjë përzgjedhjen e basketbollistëve të grupmoshës U-14 (viti i lindjes 2002).
Kjo përzgjedhje do të bëhet për Kampin, të cilin do ta organizoj FBK në bashkëpunim me FIBA-n prej 1 deri më 5 gusht në Prishtinë.
FBK fton trajnerët që në përzgjedhje t’i sjellin lojtarët të cilët kanë interesim për të qenë pjesë e këtij Kampi. Me vete lojtarët duhet t’i sjellin topat dhe pajisjet sportive.
Duhet theksuar se FIBA dhe FIBA Europe edhe këtë vit e kanë mbështetur FBK-në dhe punën e saj me gjenerata të reja, duke e inkuadruar në një program edhe më të madh të Kampeve, kësaj radhe me grupmoshën U-14 (meshkujt). Bëhet fjalë për Kampin që do të udhëhiqet nga Federata e Basketbollit e Turqisë, ndërsa partnerë të saj do të jenë Kosova, Maqedonia, Rumania dhe Bullgaria.
Kampi përfundimtar dhe i përbashkët do të mbahet në Rumani me pjesëmarrjen e fëmijëve të të gjitha shteteve të lartpërmendura dhe të trajnerëve po ashtu.