Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

FBK organizon kamp njëjavor për grupmoshat U-12 dhe U-14

  • FBK organizon kamp njëjavor për grupmoshat U-12 dhe U-14
  • FBK organizon kamp njëjavor për grupmoshat U-12 dhe U-14
2 April 2016

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) prej 4 deri më 10 prill (e hënë-e diel) do të organizoj Kampin për grupmoshat U-12 dhe U-14 në të dyja konkurrencat.

Kampi prej të hënës deri të premten do të zhvillohet në të njëjtën kohë në disa qytete të Kosovës, kurse të shtunën dhe të dielën kampi do të zhvendoset në Prishtinë.

Ky kamp do të përfshijë numër të madh të fëmijëve dhe do të organizohet me mbështetje të programit të FIBA-s, "Youth Development Camp".

Kampi do të zhvillohet në Prishtinë, Pejë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, Vushtrri, Gjilan,  Gjakovë, Shtërpce për 5 ditë me radhë, ndërsa FBK u bën thirrje fëmijëve të moshës 12 deri në 14 vjeç të paraqiten për t’u regjistruar në këtë kamp, që për qëllim e ka masovizimin e basketbollit ndër djem dhe vajza të kësaj grupmoshe. Udhëzimet për lajmërim të fëmijëve do t’i publikojmë të dielën.

Gjatë këtyre 5 ditëve fëmijët do të stërvitin nga dy herë në ditë me trajnerët që punojnë me këto grupmosha, ndërsa të premten do të përzgjidhen fëmijët nga të gjitha qytetet e lartpërmendura për të vazhduar më pas me dy ditët e fundit që do të zhvillohen në Prishtinë.

Të shtunën dhe të dielën stërvitjet do të organizohen në palestrën e sportit të Kolegjit ISP në “Marigona Residence” në Prishtinë. Gjatë këtyre dy ditëve me fëmijët e përzgjedhur do të punoj koordinatori i FBK-së për gjenerata të reja, trajneri amerikan Chris Dial. Me këtë rast Dial së bashku me FBK-në do të fillojnë me ndërtimin e Përfaqësueseve U-14 në të dyja konkurrencat për të ardhmen.

FBK pret që gjatë këtij Kampi të përfshijë rreth 300-400 fëmijë, si dhe 16 trajnerë të të dyja gjinive.