Në organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) prej 3 deri më 5 shkurt 2017 do të mbahet Kampi për gjyqtarët fillestarë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.
Kampi do të udhëhiqet nga Instruktori Nacional i FBK-së, Faton Kurshumlija.
Në kuadër të këtij kampi përveç punës teorike, do të përfshihet edhe ajo praktike, pra në palestër, me ç'rast gjyqtarët fillestarë do të kenë rastin të ndajnë drejtësinë në disa ndeshje të kategorive të reja, që do të organizohen enkas për këtë ngjarje.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri edhe një herë ka treguar gadishmëri dhe bashkëpunim me FBK-në, gjë që e ka bërë në disa vitet e fundit disa herë, andaj edhe FBK e falënderon këtë institucion për mbështetjen e vazhdueshme.