Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) prej 4 deri më 10 prill (e hënë-e diel) do të organizoj Kampin për grupmoshat U-12 dhe U-14 në të dyja konkurrencat.
Ky kamp do të përfshijë numër të madh të fëmijëve dhe do të organizohet me mbështetje të programit të FIBA-s, "Youth Development Camp".
Qëllimi i organizimit të kampit është masovizimi i basketbollit ndër djem dhe vajza të moshës 12 dhe 14 vjeç.
Të gjitha informatat tjera në lidhje me kampin do të bëhen të ditura të shtunën, më 2 prill.