Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) të dielën (13.12.2015) në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sportive në Prishtinë do të organizojë Klinikën për Trajnerë të Grupmoshave të Reja.
Klinika do të fillojë në ora 11:00 dhe do të përfundoj në 15:00, ndërsa do të ndahet në dy pjesë:
- 11:00 – 12:50 (Teori)
- 12:50 – 13:10 Pauzë
- 13:10 – 15:00 (Praktikë)
Në këtë Klinikë do të ligjëroj koordinatori i gjeneratave të reja (meshkuj/femra) në FBK, Chris Dial.
Trajneri amerikan do të përqendrohet në prezantimin e një kornize të zhvillimit individual dhe ekipor për shfrytëzim në klubet e kategorive të reja.
"Qëllimi i këtij prezantimi është që të jepet një rekomandim e jo të kërkohet që me çdo kusht të përdoret kjo kornizë, por FBK nëpërmjet kësaj Klinike dëshiron të bëjë të qartë se ushtrimet dhe stërvitjet që do t'i paraqesim janë kulmi i një dekade vlerë të përvojave ndërkombëtare, bisedave, klinikave dhe takimeve që kanë për qëllim të gjejnë mënyra sa më efektive dhe efikase për të përmirësuar kualitetin e lojtarëve/eve tona", ka thënë Dial.
FBK fton të gjithë trajnerët e interesuar të jenë të pranishëm në këtë Klinikë dhe në veçanti trajnerët e grupmoshave të reja.
Gjithashtu në këtë Klinikë do të bëhet shpërndarja e topave të dhuruar nga FIBA për klubet e kategorive të reja.