Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

FBK shpall konkurs pë organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës

  • FBK shpall konkurs pë organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës
29 December 2017

Në bazë të nenit 21, alineja 1 të Statutit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Bordi i FBK-së shpall:

KONKURS

për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës në basketboll, për edicionin 2017/18 që zhvillohet në datat 28 shkurt deri më 4 mars 2018.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë personat juridikë që përmbushin kushtet e këtij konkursi dhe dispozitat e parapara në Udhëzuesin për Organizim të Final 8 të Kupës së Kosovës.

Për të konkurruar për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës, kandidatët duhet përmbushur këto kushte:

a) të mos ketë obligime të pakryera ndaj FBK-së;

b) të sigurojë kushte për zhvillimin e ndeshjeve sipas rregullave të lojës së FIBA-s dhe Propozicioneve të Garave të FBK-së;

c) të sigurojë medaljet, kupat dhe trofetë për fituesit dhe finalistët e Kupës në të dyja konkurrencat, dizajnin e të cilave e përzgjedh FBK-ja;

d) të mbulojë shpenzimet për personat zyrtarë për të gjitha ndeshjet e Final 8 të Kupës së Kosovës;

e) të sigurojë transmetim të drejtpërdrejtë të ndeshjeve të Final 8 të Kupës së Kosovës në një televizion kombëtar ose platformë kabllore, si dhe të përgatisë nga 2(dy) DVD për ndeshjet e zhvilluara;

f) ti përmbahet në përpikëri dispozitave të Udhëzuesit për Organizim të Final 8 të Kupës së Kosovës për marketing në sallë dhe në transmetime televizive;

g) të sigurojë numër të mjaftueshëm të biletave për tifozët e të gjitha skuadrave pjesëmarrëse në turne;

h) të sigurojë prezencë të mjaftueshme të forcave policore dhe pjesëtarëve të sigurimit privat në të gjitha ndeshjet e turneut final;

i) ti përmbahet dispozitave tjera të Udhëzuesit për Organizim të Final 8 të Kupës së Kosovës për organizim të turnout;

j) të paguajë një shumë financiare në llogarinë e FBK-së për zhvillimin e kategorive të reja;

k) të sigurojë një sallë të konferencave për mbajtjen e Kuvendit të FBK-së;

Fituesi i konkursit do të nënshkruaj kontratë me FBK-në ku do të specifikohen detajet e organizimit si dhe obligimet e të drejtat e palëve.

Në rast të përmbushjes së të gjitha kritereve nga dy ose më shumë aplikantë, kriteri financiar është prevalent.

Konkursi mbetet i hapur deri më datë 09.01.2018, në ora 12:00

Aplikimet për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës do të mund të dorëzohen në zyrat e FBK-së ose në email adresën: sekretari@basketbolli.com