Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) në javën e ardhshme do të ndajë në formë donacioni pajisje sportive për klubet e Stobi Flips Ligës U14 Lindje dhe Përendim në konkurrencën e meshkujve.
Këtë vendim FBK e ka marr pas arritjes së donacionit nga Unioni Amator i Sportistëve (AAU) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Federata e Basketbollit të Kosovës në ditët në vazhdim do të njoftojë klubet e kësaj lige që të vijnë në zyre të FBK-së në Prishtinë për ti marr pajisjet që ju takojnë.
Kjo nuk është hera e parë që FBK ndihmon klubet e kategorive të reja me rekuizita sportive, pasi në të kaluarën ajo i ka ndihmuar skuadrat me topat që janë dërguar donacion nga FIBA, e në veçanti ekipet e femrave të gjeneratave të reja, të cilat kanë përfituar dukshëm në kuadër të programit FIBA Europe Girls’ Program dhe kampanjës “Her World, Her Rules” (Bota e Saj, Rregullat e Saj”.
Unioni Amator i Sportistëve (AAU) e ka ndihmuar së fundi FBK-në me numër të madh topave të basketbollit, fanella dhe rekuizita të tjera, të cilat Federata e Basketbollit të Kosovës do t’i shfrytëzojë për Përfaqësueset e Reja të Kosovës, si dhe do t’i jap në formë të donacioneve klubeve të kategorive të reja, në të dyja konkurrencat.
Duhet theksuar se me shtetin amerikan të Iowa-s na lidhin shumë vlera të përbashkëta dhe bashkëpunimi në fushën e sportit, përmes organizatës multi-disciplinare, AAU, është i një dobie të veçantë.