Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Feni Industries – Peja, ndeshja e fundit e vitit 2016 në Ligën Ballkanike

  • Feni Industries – Peja, ndeshja e fundit e vitit 2016 në Ligën Ballkanike
28 December 2016

Të mërkurën mbrëma në Kavadarci të Maqedonisë do të zhvillohet ndeshja e fundit e vitit 2016 në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).

Skuadra e Feni Industries është nikoqire e Pejës në një ndeshje mjaft të rëndësishme në Grupin B. Ky takim do të luhet me fillim nga ora 19:00.

Të dyja ekipet do të luftojnë për fitore në mënyrë që të forcojnë edhe më shumë pozitat e tyre në kualifikim për fazën e dytë të Ligës Ballkanike.

Kjo edhe është arsyeja pse pritet një ndeshje interesante dhe me plotë të panjohura.

Nikoqirët ende nuk e kanë pësuar asnjë disfatë në palestrën e tyre, andaj edhe shpresojnë të vazhdojnë me këtë seri pozitive. Feni Industries është duke luajtur mjaft mirë para shikuesve të vet dhe për këtë arsye basketbollistët e kësaj skuadre do të përpiqen që të mos i zhgënjejnë ata në fund të vitit.

Në anën tjetër Peja hyn në këtë ndeshje e motivuar pas fitores së fundit shumë të rëndësishme në Nikshiq të Malit të Zi. Verdhezinjtë janë në pozitë të mirë në grup dhe një tjetër fitore do t'ua garantonte një pozitë të mirë në fazën e dytë të BIBL-it.