Feronikeli ka mundur në udhëtim Lipjanin me rezultat 59:112 (10:18, 18:27, 17:31, 14:36) në ndeshjen e parë në kuadër të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Skuadra nga Drenasi ishte më e mirë në këtë përballje nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar. Çerekun e parë e fituan 10:18, për të vazhduar dominimin edhe në periudhën e dytë 18:27, kurse me lojë të mirë vazhduan edhe në pjesën e dytë. Feronikeli e fitoi periodën e tretë 17:31 dhe atë të fundit 14:36, për të triumfuar në fund me rezultat 59:112.
Fazli Vitia ishte më i miri te Lipjani me 18 pikë e tetë kërcime, derisa te Feronikeli më i dalluari ishte Tyron Garland me 32 pikë, pesë kërcime dhe tetë asistime.
Lipjani ka 15 humbje në po aq ndeshje të zhvilluara, kurse Feronikeli ka katër fitore dhe dhjetë humbje.