Më 24 dhe 25 maj 2019 në Munich të Gjermanisë do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e FIBA Evropës në të cilën do të marrin pjesë edhe Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.
Njëherësh në këtë Asamble do të mbahen edhe zgjedhjet për president të FIBA Evropës dhe për Bordin e FIBA Evoprës.
Aktualisht president i FIBA Evropës është turku, Turgay Demirel, i cili do të rikandidoj për këtë post, derisa për kundërshtarë do ti ketë belgun, Cyriel Coomans, aktualisht nënkryetar i FIBA Evropës dhe serbin, Dejan Tomasevic, Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës së Basketbollit të Serbisë.
Secila Federatë Nacionale Evropiane e ka nga një delegat me të drejtë vote, ndërsa FBK-në në votime do ta përfaqësojë numri një i FBK-së, Arben Fetahu.