Në organizim të FIBA Europe dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës prej 18 deri më 22 Shkurt 2016 në Prishtinë do të mbahet Klinika për Gjyqtarët Kandidatë Potencial (Nacional) për thirrje të FIBA-s.
Në këtë seminar do të ligjerojnë Davorin Nakiç, shef i Departamentit të Gjyqtarëve në FIBA Europe dhe Gjorgi Piperkov, instruktor i FIBA-s .
Ndërkaq gjyqtarët kandidatë potencial të FBK-së që do të marrin pjesë në këtë Klinikë janë: Daut Mehmeti, Xhelal Mumini, Elion Obërtinca, Dardan Maxhuni, Blendi Fejza, Ngadhnjim Shabani, derisa do të marrin pjesë edhe tre kandidatë të tjerë, dy nga Shqipëria dhe një nga Maqedonia, si dhe instruktori nacional, Faton Kurshumlija.
Klinika është ndarë në tri pjesë: teorike, testime dhe praktike.
Ligjeratat do të mbahen në hotel “Emerald” në Prishtinë, kurse testimet dhe ndeshjet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, si dhe në Kolegjin ISP në Marigona Residence.
Agjenda e ndeshjeve:
E premte – 19.02.2016
(Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë)
16:00 Sigal Prishtina - Trepça (U18, 1/8 Kupa TEB)
17:45 Kerasan Prishtina- Sigal Prishtina Superliga e Kosovës
19:30 AS Kastrioti - Rahoveci Liga e Parë
E shtunë – 20.02.2016
(Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë)
15:30 Kerasan Prishtina - Vushtrria Basket (U18 1/8 Kupa TEB)
17:15 Bashkimi - AS Kastrioti (U 18 1/8 Kupa TEB)
19:00 Kerasan Prishtina - Rahoveci (Ndeshje miqësore)
E diel - 21.02.2016
(Kolegji ISP në Marigona Residence)
14:30 Sigal Prishtina - Penza (Liga e Femrave)
16:00 Kalaja - Peja (U18, 1/8 TEB Kupa)
17:45 Kerasan Prishtina - Vllaznimi Ndeshje miqësore