Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

“FIBA Europe U14 GET-TOGETHER” përfundoi punimet dyditore në Sofje

  • “FIBA Europe U14 GET-TOGETHER” përfundoi punimet dyditore në Sofje
  • “FIBA Europe U14 GET-TOGETHER” përfundoi punimet dyditore në Sofje
25 October 2016

Në fundjavën që e lamë pas në Sofje të Bullgarisë është mbajtur Konventa “FIBA Europe U14 GET-TOGETHER”, në të cilën Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), e ka përfaqësuar Elvira Dushku, e cila bën pjesë në projektet e federatës për zhvillim të gjeneratave të reja në të dyja konkurrencat (femra-meshkuj) në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në këtë Konventë kanë ligjëruar, Mr. Kostas Missas, ligjerues nga programi i licencimit FECC, Chris Dial, udhëheqës i projektit për zhvillim të U-13 dhe U-14 për fëmijët potencial (meshkujt) i përkrahur nga Fondi për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF), si dhe Michael Schwarz, shef i Departamentit të Trajnerëvë në FIBA Europe.

Në ditën e parë të Konventës pjesëmarrësit e saj kanë pasur rastin të absorbojnë njohuri nga trajneri amerikan Chris Dial, strategu grek Costas Misas dhe nga trajneri bullgar i CSKA-s, Hristo Tzenov, i cili është pjesë e programit FECC. Ata kanë ligjeruar në palestrën e sportit "Traditsa" në Sofje, ndërsa kanë folur për rëndësinë e aftësive bazike të basketbollit në moshë të re dhe për fazën e mbrojtjes tek gjeneratat e reja, duke e përdorur edhe pjesën praktike me basketbollistët e rinj të pranishëm në palestër.

Ndërkaq në ditën e dytë të këtij eventi  para pjesëmarrësve fjalën e ka marr Kamil Novak, drejtor i përgjithshëm i FIBA Europe, i cili ndër të tjera ka folur për rëndësinë e programeve dhe projekteve si të trajnerëve ashtu edhe të basketbollistëve të rinj. Edhe Asterios Zois, president i Komisionit të të Rinjve është shprehur i kënaqur me punën e bërë në verën që e lamë pas në Kampionatet Evropiane të gjeneratave të reja në të dyja konkurrencat dhe në divizionet e ndryshme. Si Novak ashtu edhe Zois kanë folur edhe për rëndësinë e rritjes së fondit të Komisionit të të Rinjve nga 1,7 euro në 4 milionë euro, sepse sipas tyre, kjo gjë ka mundësuar zhvillime të reja dhe pozitive në Përfaqësueset e shteteve të ndryshme.

Në ditën e dytë janë mbajtur edhe dy ligjerata, "Kush mund të bëhet trajner", ligjeruar nga gjermani Michael Schwartz, ekspert dhe shef i Departamentit të Trajnerëve në FIBA Europe. Ai ka folur për atë se si trajneri duhet të jetë i ndjeshëm, i dedikuar dhe kominikues, si dhe edukator e psikolog. Ai gjithashtu ka folur edhe për programin e FIBA Europe Coach Certificate (FECC), kurs ky i specializuar për trajnerët e rinj të Evropës, i cili deri më tani ka nxjerr disa trajnerë të certifikuar nga ky program. "Programi ofron qasje nga ligjerues të ndryshëm, mundësonë shkëmbimin e ideve me trajnerë të tjerë, përcjelljen e ndeshjeve, përvetësimin e njohurive të reja të basketbollit, duke i fokusuar kërshtu pjesëmarrësit në zbulimin e talentëve", ka thënë Schwartz.

Ai pastaj e ka mbajtur një diskutim në një intervistë me Kostas Mitsas, i cili u ka paraqitur kolegëve përvojën dhe filozofinë e tij në stërvitje dhe praktikat themelore të basketbollit. Në anën tjetër Chris Dial para kolegëve të tij e ka prezantuar projektin dyvjeçar të programit "Fondi për Zhvillim të Gjeneratave të Reja ", i cili udhëhiqet nga Turqia dhe pjesë e tij janë edhe Kosova, Bullgaria, Rumania dhe Maqedonia.  “Qëllimi i këtij projekti është ofrimi i mundësisë së basketbollistëve të moshës 13 dhe 14 vjeçare, të cilët ndoshta nuk janë më të mirët në shtetet e tyre, por janë me potencial për t’u bërë më të mirët në vitet në vazhdim”, ka thënë ndër të tjera Dial.

Konventa “FIBA Europe U14 GET-TOGETHER” ka përfunduar me ndeshjen tradicionale të pjesëmarrësve të këtij eventi.