Sandër Bytyqi, Durim Lamaj, Admir Lecaj dhe Petrit Zeqiri janë mbajtësit e statistikave të licencuar nga FIBA, pas seminarit të mbajtur ditë më parë në Prishtinë, të organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe FIBA. Krahas seminarit ,në të cilin pjesëmarrësit në fund i janë nënshtruar edhe testimit, ata gjithashtu për 5 ditë është dashur të kryejnë një kurs online të udhëhequr nga FIBA.
Në seminarin në Prishtinë ka ligjeruar mbajtësja e statistikave nga FIBA, Maruta Eglite, e cila është shprehur e kënaqur me punën e bërë nga pjesëmarrësit, por në të njëjtën kohë ajo e ka lavdëruar federatën për organizimin e këtij seminari.
Të 4 mbajtësit e statistikave së bashku me Fidan Shatrin, i cili është licencuar më parë në seminarin e organizuar në Amsterdam të Holandës nga FIBA, kanë të drejtë të mbajnë statistikat në të gjitha garat e organizuara nga FIBA dhe atë për dy vitet e ardhshme.