Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Filloi Kursi Intensiv për Trajnerë

  • Filloi Kursi Intensiv për Trajnerë
25 February 2016

Të mërkurën ka filluar Kursi Intensiv për Trajnerë të basketbollit në Kolegjin ISP në lagjen Marigona Residence. Ligjërues në këtë kurs është instruktori i FIBA-s, slloveni Tone Krump.

Kursi është organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) dhe Shoqatën e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTFBK), ndërsa do të  zgjas deri më 3 mars.

Në këtë kurs pjesëmarrës janë 31 trajnerë nga Kosova nga të gjitha kategoritë dhe në të dyja konkurrencat.

Kryetari i Shoqatës së Trajnerëve, Arben Krasniqi është shprehur i kënaqur me punën e bërë në ditën e parë të kursit:

“Në ditën e parë të kursit në planprogram ka qenë prezantimi i programit të kursit, pastaj modeli i organizimit të programeve për të rinj, organizimi i stërvitjeve, duke përfshirë këtu instruksionet e përgjithshme të organizimit të metodikës si dhe në fund është diskutuar edhe për atë se cfarë do të punohet në ditët e ardhshme. Pra në ditën e parë ka qenë në program vetëm pjesa teorike, kurse që nga dita e dytë do të fillohet edhe me pjesën praktike”, ka deklaruar Krasniqi.

Duhet theksuar se ky kurs është përkrahur nga Solidariteti Olimpik, fondacioni më i madh në kuadër të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), për zhvillim të sportit në vende të ndryshme të botës.

FBK kështu është bërë federata e parë sportive nga Kosova që fiton grant nga Solidariteti Olimpik dhe atë në një prej fushave më të ndjeshme, atë të ngritjes së kapacitetit të trajnerëve.

Kursi për trajnerë do të mundësojë që për herë të parë trajnerët kosovarë të marrin certifikata të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) të nënshkruara nga eksperti i FIBA-s, për një kurs që mbahet në Kosovë. Ndërkaq trajnerët që do të mungojnë qoftë vetëm edhe në një ligjëratë të kursit nuk do të kenë mundësi të marrin certifikatat e lartpërmendura.

Lista e trajnerëve që janë pjesë e kursit:

1. Arianit Morina
2. Admir Mullabazi
3. Armend Mirena
4. Laurant Ibrahimi
5. Besnik Podvorica
6. Bujar Begu
7. Riza Zeqiri
8. Arben Nixha
9. Donat Karaxha
10. Valon Tanushi
11. Edon Godeni
12. Fikret Shatri
13. Fidan Shatri
14. Hekuran Husaj
15. Hasan Bytyqi
16. Ilmen Bajra
17. Ilir Sylejmani
18. Ilir Selmani
19. Kimete Haliti
20. Laudrim Mjaku
21. Pal Syla
22. Pajazit Olluri
23. Ramush Rushiti
24. Valdet Spahija
25. Egzon Uka
26. Naim Robelli
27. Fabian Gjuka
28. Dak Turku
29. Dituri Shpejti
30. Valbona Bytyqi
31. Shkumbin Kumnova