Kombëtarja e Kosovës e grup moshës U20 ka mbërritur në Greqi ku do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian U20, Divizioni B, që zhvillohet në Chalkida, fillon nesër dhe përfudnon më 24 korrik.
Ky ekip veçse ka zhvilluar stërvitjen e parë, kurse nesër në ora 13:15 sipas kohës sonë e zhvillon ndeshjen e parë, ku për kundërshtar ka Holandën.
Përveç Holandës, Kosova në kuadër të grupit C do të takohet edhe me Greqinë, Britaninë e Madhe, Shqipërinë dhe Irlandën.
Përzgjedhësi Ilir Selmani në Greqi ka udhëtuar me këta basketbollistë: Rinor Ahmeti, Rinor Peci, Musab Mala, Egzon Kuçi, Burim Zekiqi, Blendi Kadusha, Mërgim Jakupi, Andi Shehu, Genc Gashi, Arion Balluku, Rinor Pllana, Ermir Gashi
Sivjet për herë të parë në Kampioantin Evropian U20, Divizioni B marrin pjesë 24 ekipe, meqë 7 ekipe kanë rënë nga Divizioni A si pasojë e sistemit të ri të garave të FIBA Evropës, që mundëosn vetëm 16 reprezentacioneve të garojnë në Divizionin A.
Kosova vitin e kaluar ka përfunduar në pozitën e 14-të në këtë kampionat, nga 18 ekipe pjesëmarrëse.