Kombëtaret e Kosovës në grup moshën U18 meshkuj dhe femra sot fillojnë më garta e tyre në kampionatet përkatëse evropiane në Divizionin C të FIBA Evropës.
Femrat garojnë në Kampionatin Evropian U18, Divizioni C, që zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë, fillon sot dhe zgjatë deri më 13 korrik. Kosova ndeshjen e parë e zhvillon sot në ora 17:30 sipsa kohës sonë dhe takohet me shtetin nikoqir, Gjeorgjinë.
Rezultatin dhe statistikat e ndeshjes mund ti përcjellni live në linkun e mëposhtëm:
http://www.fiba.com/europe/u18cëomen/2016/0807/Georgia-Kosovo
Përveç Gjeorgjisë, Kosova është në grup edhe me Maltën dhe Gjibraltarin.
Meshkujt garojë në Kampionatin Evropian U18, Divizioni C që zhvillohet në San Marino, fillon sot dhe përfundon më 15 korrik. Edhe meshkujt ndeshjen e parë e zhvillojnë me nikoqirin, në këtë rast San Marinon, kusre ndeshja fillon në ora 19:00.
Rezultatin dhe statistikat e ndeshjes mund ti përcjellni live në linkun e mëposhtëm:
http://www.fiba.com/europe/u18c/2016/0807/Kosovo-San-Marino
Përveç San Marinos, Kosova ëhstë në grup edhe me Uellsin, Maltën dhe Moldavinë.