Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fillon pjesa e dytë e ETC Superligës

  • Fillon pjesa e dytë e ETC Superligës
  • Fillon pjesa e dytë e ETC Superligës
26 January 2015

Të shtunën (24.01.2015) ka filluar pjesa pranverore e ETC Superligës.

Peja ka arritur të shënojë fitorë të thellë ndaj rivalit lokal, Besës, duke e mposhtur me 39 pikë epërsi. Ndeshja ka përfunduar me rezultat 97:58. Lojtarët më efikas të Pejës ishin Drilon Hajrizi dhe Jozo Brkic me nga 15 pikë dhe 12 kërcime, ndërsa lojtari më efikas i Besës ishte Beqë Kovaqi me 18 pikë.

Humbja e Bashkimit nga Golden Eagle Ylli në Suharekë, ka qenë befasi dhe disfata e parë e ekipit prizrenas këtë stinor nga një ekip jashtë katërshes së madhe në Superligë. Charles Hammork dhe Najee White kanë qenë thuajse të pa ndalshëm.  Ndeshja ka mbaruar me rezultat 80:73.

Sigal Prishtina e ka mposhtur Vëllaznimin të dielën në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë me rezultat 103:61. Kjo është fitorja e parë në vitin 2015 për Prishtinën, pas dy humbjeve radhazi në Ligën Ballkanike. Lojtarët më efikas të Sigal Prishtinës ishin Dardan Berisha me 26 pikë, Julian Mavunga me 20 pikë dhe Jordan Hulls me 17 pikë.

Ndërkaq dje është zhvilluar edhe një tjetër ndeshje, ku Trepça ka shënuar fitore si mysafirë në Ferizaj kundër Kastriotit me rezultat 91:75.