Takimi i dytë i Final 6 sjell përballjen ndërmjet Bashkimit dhe Dritës.
Me ndeshjen Trepça-Besa nuk përfundon asgjë nesër në palestrën Shani Nushi të Gjakovës, që do të jetë arena më e përfolur e kësaj fundjave.
Në kuadër të ndeshjes së dytë të Final 6 me fillim prej orës 18:00 aty takohen edhe rivalët prizrenas dhe ata gjilanas, Bashkimi-Drita.
Bashkimi e Drita të cilët udhëhiqen nga trajnerët lokal, Edin Kërveshi, përkatësisht Gyltekin Selimi do të përballen për herë të tretë këtë stinor.
Deri më tani dy herë fitues ka dalë Edin Kërveshi me ekipin e tij dhe kësaj radhe Gyltekin Selimi mund të ketë rastin ideal për revansh dhe të fus Dritën në Final Four pas shumë vitesh.