Ndeshja e dytë finale e play-off-it në Ligën e Femrave në mes Prishtinës dhe Penzës do të zhvillohet të mërkurën duke filluar nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet.
Penza udhëheq në seri 1:0, pasi të dielën e ka fituar ndeshjen e parë finale të luajtur në Pejë, ndërsa nëse edhe të mërkurën triumfon në Prishtinë, atëherë do të shpallet kampione e Kosovës për edicionin 2015/16, në të kundërtën do të duhej të zhvillohej edhe ndeshja e tretë në “Karagaçi” për t’u përcaktuar kampioni i elitës së basketbollit femëror në vendin tonë.
Basketbollistet pejane tashmë e kanë fituar një trofe në këtë edicion, atë të Ipko Kupës së Kosovës, duke e mposhtur në finale, pikërisht Prishtinën. Kjo e fundit është kampione në fuqi e Kosovës.