Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Finalja e dytë radhazi e Sigal Prishtinës në Ligën Ballkanike

  • Finalja e dytë radhazi e Sigal Prishtinës në Ligën Ballkanike
30 March 2016

Sigal Prishtina të mërkurën mbrëma e ka mposhtur edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL) skuadrën e Beroe-s nga Stara Zagora e Bullgarisë dhe kështu është plasuar në finalen e madhe, ku e pret ekipi i Mornar-it nga Tivari i Malit  të Zi. Bardhekaltrit triumfuan ndaj bullgarëve me rezultat 94:75 (26:14, 22:15, 20:20, 26:26) në një ndeshje, të cilën e dominuan nga fillimi  e deri në fund.

Prishtina kishte avantazh prej 14 pikëve që nga ndeshja e parë e luajtur para një jave në Stara Zagora, derisa në të dytën luajti mjaft mirë dhe nuk u lejoi mysafirëve të shpresojnë për asnjë cast në ndonjë fitore eventuale. Në anën tjetër Beroe duhet të jetë një skuadër e lumtur që e ka arritur gjysmëfinalen, duke u nisur nga fakti se ky është edicioni debutues për të.

Prishtina e ka nisur mjaft mirë ndeshjen, sidomos në fazën e mbrojtjes. Për pesë minuta kryeqytetasit shënuan 12 pikë, kurse në anën tjetër bullgarët i ndalën në vetëm 2 pikë. Më pas Beroe këndellet duke realizuar 7 pikë, por edhe Sigali e bëri të njëjtën gjë. Pas kësaj nikoqirët e kontrolluan lojën dhe e përmbyllën cerekun e parë me 12 pikë dallim.

Cereku i dytë ka filluar ashtu sic edhe nisi takimi, 12 pikë për vendasit dhe 2 për mysafirët, do të thotë 20 pikë avantazh për Prishtinën. Në minutat në vazhdim herë njëra e herë tjetra skuadër shënonte, para se Beroe të zvogëlonte diferencën në 15 pikë, jo shumë para se të shkonte në pushim. Megjithatë Sigali arriti të shënoj 4 pikë dhe pati epërsi prej 19 pikëve pas 20 minutave lojë, gjë që thoshte se prishtinasit tashmë ishin në finalen e madhe.

Nikoqirët patën bilanc mjaft pozitiv të gjuajtjeve në pjesën e parë 77 përqind për 2 pikë (14 nga 18) dhe 6 prej 12 për 3 pikë, do të thotë 50 përqind.

Në pjesën e dytë Prishtina ka vazhduar të menaxhojë shumë mirë situatën, duke e kontrolluar lojën në cdo aspekt, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Pas 30 minutave lojë diferenca nuk ndryshoi, andaj cereku i katërt ishte vetëm formalitet dhe tifozët vendas filluan festën për finalen e dytë radhazi të Sigalit. Avantazhi i Prishtinës dy herë ka qenë 27 pikë dallim, por Beroe deri në fund të takimit arriti ta ngushtojë atë në 19 pikë.

Dardan Berisha ka shënuar 28 pikë, 6 asistime e 5 kërcime, kurse Jason Washburn ka kontribuar me 19 pikë e 12 kërcime, derisa Muhamed Abukar ka shtuar 15 pikë e 5 asistime.

Te Beroe më efikasit ishin Stanislas Vaklinov me 16 pikë dhe Ashton Moore me 10 pikë e 5 asistime.