Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fitojnë Prishtina dhe Peja

  • Fitojnë Prishtina dhe Peja
12 October 2019

Sigal Prishtina dhe Peja kanë shënuar fitore, në kuadër të xhiros së pestë të Superligës.

Basketbollistët e Sigal Prishtinës kanë shënuar fitore kundër Feronikelit me rezultat 102:69 (32:16, 24:19, 27:13, 19:21) në kuadër të xhiros së pestë në Superligën e Kosovës.

Më të merituarit për triumfin e Prishtinës ishin Dardan Berisha me 26 pikë dhe Jonathan Ëade me 24.

Në anën tjetër te Feronikeli më i dalluari ishte Tyrone Garland me 24 pikë.

Prishtina ka tre fitore dhe një humbje, derisa Feronikeli katër humbje në katër ndeshje.

Ndërkohë, Peja ka shënuar fitore në ndeshjen e javës së pestë ndaj Lipjanit. Ndeshja e zhvilluar në palestrën ‘Karagaçi’ përfundoi me rezultatin 96:82 (23:27, 26:25, 24:12, 23:18). Takimi ishte shumë interesant, madje Lipjani e përfundoi pjesën e parë në të mirë të tij 52:49, megjithatë, vendësit janë këndellur në pjesën e dytë për të shënuar fitore me 14 pikë dallim, 96:82.

Te vendasit më të dalluarit ishin Jamicheal Morgan me 22 pikë dhe Jordan Martin 20 pikë.

Ndërsa, te mysafirët më i dalluari ishte Demarkus Stutckey Jr me 38 pikë.

Peja ka tri fitore dhe një humbje në Superligë, derisa lipjanasit kanë pesë humbje, në po aq ndeshje të zhvilluara.

Të dielën do të ballafaqohen Ponte Prizreni-Trepça, si dhe derbi Rahoveci-Bashkimi.