Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fitore dramatike e Bashkimit ndaj Teodo-s

  • Fitore dramatike e Bashkimit ndaj Teodo-s
8 December 2015

Bashkimi e ka shënuar një fitore mjaft dramatike ndaj Teodo-s në kuadër të xhiros së shtatë të Grupit B të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL). Skuadra nga Prizreni ka triumfuar të martën mbrëma me shifrat 79:78 para tifozëve të saj kundër ekipit nga Tivati i Malit të Zi.

Ndeshja është përcaktuar nga Antabia Waller, i cili i ka shënuar pikët e fitores vetëm 2 sekonda pa përfunduar takimi.

Me këtë fitore Bashkimi tani zë vendin e tretë në Grupin B me 3 fitore e 3 humbje, kurse Teodo është lidere e tabelës me 4 fitore e 2 humbje, por po ashtu me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Takimin e radhës Bashkimi do ta luaj në Sofje të Bullgarisë, ku do të ballafaqohet me Levski 2014, ndërsa Teodo do ta vizitojë "Karagaçi" ku atje e pret Peja.

Më të dalluarit te fituesit ishin Marcel Jones me 27 pikë, 9 kërcime e 4 asistime, Gerti Shima me 16 pikë e 14 kërcime dhe Granit Rugova me 15 pikë. Në anën tjetër te humbësit më efikasit ishin Manuel Johnson me 16 pikë e 11 kërcime dhe Aaron Mitchell me 13 pikë.