Kerasan Prishtina ka triumfuar të dielën në ballafaqim me Borean në "Karagaçi" të Pejës me rezultat 92:89 (32:20, 15:22, 27:22, 18:25) në kuadër të xhiros së XI të IP Superligës së Kosovës.
Më të merituarit për fitoren e Kerasan Prishtinës ishin Alban Latifaj me 30 pikë, 7 kërcime e 8 asistime, Kujtim Sadiku me 25 pikë, 6 kërcime e 2 asistime dhe Rinor Ahmeti me 23 pikë, 8 kërcime e 2 asistime.
Në anën tjetër te Borea më efikasit ishin Sami Hajzeri me 29 pikë, 9 kërcime e 10 asistime, Blend Matoshi me 14 pikë, 13 kërcime e 5 asistime dhe Allen Idrizaj me 13 pikë, 9 kërcime e 2 asistime.
Me këtë ndeshje të luajtur të dielën është përmbyllur xhiroja e XI në IP Superligën e Kosovës, ku fitore kanë regjistruar skuadrat si Sigal Prishtina, Rahoveci dhe Bashkimi.