Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fitore e madhe për Prishtinën

  • Fitore e madhe për Prishtinën
4 November 2015

Sigal Prishtina të mërkurën në një atmosferë të paharrueshme të krijuar nga tifozët e saj në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet e ka mposhtur Astana-n nga Kazakistani me rezultat 75:72 në kuadër të xhiros së dytë të Grupit K të FIBA Europe Cup. Në fakt kjo ishte edhe fitorja e parë e Prishtinës në gara evropiane, pas debutimit me humbje, kur është mposhtur para më shumë se një jave nga Energia në Targu Jiu të Rumanisë.

Ndeshja ishte interesante dhe me plot kthesa në rezultat, ku rivaliteti ishte në nivelin më të lartë të mundshëm. Edhe në këtë duel Prishtina udhëhiqej nga Dardan Berisha, i cili i ka dhënë zemër bardhekaltërve, por edhe tifozëve për ta ndezur atmosferën, atëherë kur ishte më se e nevojshme. Në minutën e 8-të, Astana krijoi epërsi deri në tetë pikë (10:18), por Prishtina me vetëmohim të pashoq e ngushtoi rezultatin në 19:20 në minutën e 11-të dhe pas një minute barazoi (21:21). Kampionët e Kosovës dhe të Ligës Ballkanike e thelluan epërsinë në shtatë (31:23) në minutën e 15-të. Mysafirët vazhdimisht ishin të rrezikshëm dhe sërish i barazuan shifrat  (31:31) në minutën e 17-të. Astana shkoi në pushim me pesë pikë epërsi (35:40), ndërsa pjesa e dytë ishte dramë e vërtetë, që edhe i mbajti në ankth tifozët deri në sekondat e fundit. Në minutën e 23-të, Astana kaloi në epërsi me 39:47, por e cila më pas shkrihet gradualisht në një pikë nga vendasit (51:52). Prishtina kaloi me dy pikë epërsi (54:52) në minutën e 31-të, ku sërish mysafirët udhëheqin dhe pas kësaj barazohen shifrat në 64:64 në minutën e 34-të. Minuta e 37-të i gjen nikoqirët me tri pikë epërsi (71:68), kurse mysafirët kundërpërgjigjen shpejtë me dy pikë, si dhe shënuan një gjuajtje të lirë për 71:71. Por kjo ishte e tëra çfarë pati të tregoj Astana në këtë ndeshje pasi Prishtina që nga ky çast e mori lojën në duar dhe deri në fund i realizoi edhe katër pikë, derisa kundërshtari e shënoi vetëm një, për të përfunduar gjithçka me 75:72.

 

Marjan Ilievski, trajner i Prishtinës: “Skuadra në këtë ndeshje e ka lënë zemrën në parket. Të gjithë lojtarët kanë qenë të suksesshëm, nuk dua ta veçoj asnjë, pasi edhe ata që kanë luajtur edhe ata që nuk kanë luajtur fare, kanë rol në këtë sukses. Unë jam shumë i kënaqur që e fituam këtë ndeshje shumë të rëndësishme për Prishtinën, për Kosovën dhe për basketbollin kosovar në përgjithësi”.  

Ramunas Butautas, trajner i Astana-s: "E nisëm lojën keq, por përkundër kësaj arritëm ta kontrollojmë më vonë. Megjithatë, filluam të bëjmë gabime të shumta dhe amatoreske si në mbrojtje ashtu edhe në sulm dhe këto na kushtuan me humbje. Po ashtu lojtarët disi u lodhën në çerekun e katërt dhe këtë Prishtina e shfrytëzoi më së miri. Ua uroj fitoren dhe i dëshiroj suksese në vazhdimin e garave”.

Ndeshjen e radhës në kuadër të FIBA Europe Cup, Sigal Prishtina e luan si mysafire në Qipro më 11 nëntor kundër AEK Larnaca-s.

 

Sigal Prishtina-Astana 75:73 (17:20,18:20, 16:12, 24:21)

Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Shikues: rreth 2500.

Sigal Prishtina: Kaçaniku, Azemi 13, Fall, Chekovski 5, Berisha 24, Mohammed, Sinani, Marinov 4, Morina 2, Abukar 8, El-Amin 19, Mazreku.

Astana: Hayes 34, Ilin 9, Ponomarev 1, Calathes 5, Yargaliyev 5, Zhigulin, Zhukanenko 8, Caner-Medley 4, Kolesnikov 7, Kemp.

Grupi K
AEK –Energia 71:75
Sigal Prishtina-Astana 75:73

Tabela
1. Energia 2 4
2. Astana 2 3
3. Sigal Prishtina 2 3
4. AEK Larnaca 2 2