Bashkimi ka triumfuar në ballafaqim me Golden Eagle Yllin me shifrat 87:83 (22:21, 18:24, 24:13, 23:25) në kuadër të xhiros së XI në IP Superligën e Kosovës në basketboll.
Më i merituari për fitoren e prizrenasve ishte Samir Zekiqi me 29 pikë e 5 kërcime, kurse te therandasit më së shumti pikë ka realizuar Taylor Bessick me 32 pikë, derisa ai ka pasur edhe 14 kërcime.
Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 95:52 (23:9, 23:10, 23:9, 26:24).
Më të dalluarit te ekipi fitues ishin Xavier Neëson me 24 pikë, Gazmend Sinani me 17 pikë e 18 kërcime dhe Mustafë Merovci me 16 pikë e 6 kërcime. Në anën tjetër te Peja më efikasit ishin Adonis Devolli me 12 pikë e 5 kërcime dhe Jusuf Kelmendi me 11 pikë.
Ndërkaq të shtunën në program është dueli ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës në ora 17:00, kurse të dielën Borea e pret në "Karagaçi" Kerasan Prishtinën në ora 19:00.