Të dielën me përballjen ndërmjet Kerasan Prishtinës dhe Trepçës që është zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet është përmbyllur edhe xhiroja e XXI në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ballafaqimi në mes ekipit nga Prishtina dhe atij nga Mitrovica ka përfunduar në favor të mysafirëve me rezultat 95:65 (25:13, 31:18, 27:12, 12:25).
Më të dalluarit te Trepça ishin Nikola Ljujiq me 23 pikë, 7 kërcime e 4 asistime, Jeremy Wise me 21 pikë e 9 asistime dhe Samir Zekiqi me 19 pikë, 5 kërcime e 4 asistime.
Në anën tjetër më efikasit ishin Rinor Ahmeti me 16 pikë dhe Gent Shala me 12 pikë e 7 kërcime.
Ndërkohë të shtunën Sigal Prishtina ka triumfuar ndaj Rahovecit, kurse të premten Golden Eagle Ylli ishte skuadër më e mirë se Vëllaznimi.
Përballja ndërmjet Bashkimit dhe Pejës, që i takon xhiros së XXI pritet të zhvillohet në javën e ardhshme.