Sigal Prishtina ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të play-off-it në Superligën e Kosovës duke e mposhtur Trepçën të mërkurën mbrëma në palestrën "Minatori" në Mitrovicë.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 119:77 (25:23, 29:15, 38:18, 27:21).
Koshashënuesit më të mirë te skuadra e Prishtinës ishin Drilon Hajrizi me 21 pikë, derisa ai pati edhe 8 kërcime e 7 asistime, kurse Nenad Deliq ka shtuar 18 pikë e 5 kërcime, pastaj Granit Rugova kontribuoi me 17 pikë e 4 kërcime dhe Fisnik Rugova me 15 pikë.
Pas kësaj fitoreje Sigal Prishtina tani udhëheq në seri 2:0 në gjysmëfinale të garave shtesë dhe i duhet vetëm edhe një fitore për t’u plasuar në finalen e madhe.
Ndeshja e radhës do të zhvillohet në këtë fundjavë në kryeqytet.
Kampione në fuqi e elitës së basketbollit kosovar është Sigal Prishtina.