7 October 2015
Vëllaznimi i Gjakovës e ka regjistruar fitoren e parë në edicionin e ri të Superligës së Kosovës, pasi të mërkurën mbrëma në palestrën "1Tetori" në Prishtinë e ka mposhtur Kerasan Prishtinën me shifrat 87:72.
Në këtë mënyrë skuadra debutuese nw elitën e basketbollit kosovar e ka pësuar humbjen e dytë radhazi, derisa gjakovarët pas humbjes në xhiron e parë nga Peja arritën të këndellën dhe të shënojnë fitore ndaj ekipit të dytë nga kryeqyteti.