Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fitore për Golden Eagle Yllin, Sigal Prishtinën dhe Trepcën

  • Fitore për Golden Eagle Yllin, Sigal Prishtinën dhe Trepcën
12 November 2016

Ndonëse basketbollistët e Golden Eagle Yllit nga Theranda ishin vlerësuar favoritë karshi atyre të Vllaznimit të Gjakovës, këta të fundit arritën t’u bëjnë rezistencë deri në fund të ndeshjes therandasve, e cila megjithatë u takoi mysafirëve me rezultat të ngushtë 76:75 (20:10, 23:27, 18:13, 15:25).

Më të dalluarit te Golden Eagle Ylli ishin  Malcolm  Canada me 29 pikë, Ergin Grosha me 16 dhe Urim Zenelaj me 12 sosh. Në anën tjetër te Vllaznimi më efikasit ishin Beq Kovaqi me 24 pikë, Arian Qallaku me 22 dhe Fisnik Juniku me 13 sosh.

Ndërkohë Sigal Prishtina nuk ka hasur në vështirësi me debutuesen e Superligës, skuadrën e Rahovecit të cilën e ka mundur me shifrat 104:79 (25:14, 18:22, 34:14, 27:29) në kuadër të xhiros së shtatë.

Koshashënuesit më të mirë të Prishtinës ishin Marcel Jones me 23 pikë, Jabarie Hinds me 19, Drilon Hajrizi me 19 dhe Fisnik Rugova me 16 pikë. Te Rahoveci më efikasit ishin Mustafë Merovci me 21 pikë, Albatrit Berisha me 14 dhe Muhamed Hasani me 13 pikë.

Ndërkaq Trepca ka triumfuar në përballje me Kerasan Prishtinën me rezultat 98:54 (30:6, 21:16, 21:16, 26:16).

Më të dalluarit te ekipi mitrovicas ishin Samir Zekiqi me 25 pikë, Nikola Ljujiq me 20 pikë dhe Besnik Azemi me 16 pikë, kurse te Kerasan Prishtina më efikasit ishin Gent Shala me 13 pikë dhe Kushtrim Sadiku me 11 sosh.

Duhet theksuar se kryendeshja e kësaj xhiroje, Bashkimi-Peja është shtyrë për kohë të pacaktuar me marrëveshjen e dy klubeve, pas angazhimit të madh të verdhezinjve në garat e FIBA Europe Cup.