Kozuv-i e ka mposhtur Pejën me rezultat 77:67 në ndeshjen e fundit çerekfinale të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL), por skuadra verdhezi pavarësisht disfatës ka arritur të sigurojë një vend në gjysmëfinale, pasi që në përballjen e parë me ekipin maqedonas pati triumfuar me 17 pikë epërsi.
Bojan Krtevski ishte më efikasi te Kozuv-i me 20 pikë, kurse Kenyon McNeal Jr. ka shtuar 19 pikë, Larry Hall kontribuoi me 13 pikë.
Në anën tjetër te Peja më të dalluarit ishin Jamie Billie me 22 pikë e 9 kërcime dhe Cameron Rundles me 14 pikë.
Më 21 mars, Peja do të jetë nikoqire e Kumanovës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës Ballkanike.