Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fitore për Pejën dhe Trepçën, derbi të dielën në Prishtinë

  • Fitore për Pejën dhe Trepçën, derbi të dielën në Prishtinë
19 November 2016

Peja ka triumfuar ndaj Golden Eagle Yllit nga Theranda në ndeshjen e zhvilluar sot në “Karagaçi” me rezultat 97:77 (32:20, 16:20, 21:20, 28:17) në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Basketbollistët pejanë prej fillimit e deri në fund të ndeshjes ishin ata që e diktuan ritmin e lojës dhe kështu nuk lejuan që therandasit t’u bëjnë ndonjë befasi.

Më të dalluarit te Peja ishin LaMarcus Reed me 33 pikë, Alban Veseli me 17 dhe Mirza Ahmetbashiq me 13, kurse te Golden Eagle Ylli më efikasit ishin Malcolm Canada me 25 pikë, Urim Zenelaj me 22 dhe Altin Morina me 20.

Ndërkohë Trepça po sot në ndeshjen e luajtur në “Shani Nushi” të Gjakovës ka triumfuar kundër Vllaznimit me shifrat  98:65 (27:18, 18:16, 28:13, 25:18).

Ashtu siç është pritur mitrovicasit nuk hasën në probleme me gjakovarët, ndërsa ishte çereku i tretë ai në të cilin e bënë diferencën në parket, për të dominuar më pas deri në fund të duelit.

Koshashënuesi më i mirë te Trepça ishte Samir Zekiqi me 19 pikë, kurse te Vllaznimi, Beq Kovaqi me 15 sosh.

Duhet theksuar se derbi i xhirosë së tetë në Superligën e Kosovës do të zhvillohet të dielën në kryeqytet, ku Sigal Prishtina e pret Bashkimin nga Prizreni. Kjo ndeshje do të luhet me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Në ballafaqimin e parë të zhvilluar ndërmjet këtyre dy ekipeve, në start të edicionit të ri, fitore patën regjistruar prizrenasit, por që nga ajo kohë në të dy taboret ka ndryshime në përbërje të ekipeve, andaj edhe dueli pritet të jetë shumë interesant dhe me rivalitet të madh në parket.