Në mesjavë ka nisur "play-off"-i në Ligën e Femrave, ku në gjysmëfinale janë takuar Penza - Vëllaznimi dhe Penti Prishtina - Trepça.
Në duelin e parë fitore kanë regjistruar basketbollistet pejane, të cilat i kanë mposhtur gjakovaret me rezultat 81:53 (22:15, 12:14, 29:6, 18:18) dhe tani udhëheqin në seri 1:0, ndërsa ju duhet vetëm edhe një fitore për t'u plasuar në finale.
Ndërkohë basketbollistet prishtinase triumfuan në përballje me mitrovicaset me shifrat 76:41 (26:17, 10:10, 26:7, 14:7). Edhe bardhekaltrat nësë shënojnë fitore në duelin e dytë që do të luhet në Mitrovicë do të renditen në finale.
Ndeshjet e kthimit, në Gjakovë, respektivisht në Mitrovicë do të zhvillohen në fundjavë.
Kampione në fuqi e Ligës së Femrave është skuadra e Penti Prishtinës, e cila muaj më parë e ka fituar trofeun e Kupës së Kosovës për edicionin 2016/17.