Rahoveci e ka mposhtur për herë të dytë në këtë edicion skuadrën e Vllaznimit nga Gjakova. Së fundi Rahoveci ka triumfuar ndaj Vllaznimit të dielën mbrëma me rezultat 80:76 në kuadër të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës.
Ndërkaq në kuadër të kësaj xhiroje të dielën në program ka qenë edhe një tjetër ndeshje, ajo në mes Trepcës dhe Golden Eagle Yllit nga Theranda. Mitrovicasit ashtu si edhe në përballjen e parë të këtij edicioni, edhe në të dytën arritën që të mundin therandasit. Takimi ka përfunduar me shifrat 85:79.
Dy ndeshjet e tjera të xhiros së nëntë të elitës së basketbollit kosovar tashmë janë zhvilluar, ku të shtunën Sigal Prishtina ka triumfuar në ballafaqim me Pejën, kurse Bashkimi të premten ka shënuar fitore kundër Kerasan Prishtinës.