Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fitorja e katërt radhazi e Bashkimit në BIBL

  • Fitorja e katërt radhazi e Bashkimit në BIBL
13 December 2016

Bashkimi edhe një herë e dëshmoi se është në formë të shkëlqyer në disa javët e fundit.

Skuadra prizrenase ishte nikoqire e Beroe-s nga Stara Zagora e Bullgarisë, të cilën e mundi të martën mbrëma në “Sezai Surroi” me shifrat 83:66 (15:16, 30:18, 13:18, 25:14), e që ishte fitorja e katërt rresht në Grupin A në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).

Tani Bashkimi ka bilanc prej 4 fitore e 4 humbje në grup dhe ka shanse të mira për ta siguruar një vend në fazën e dytë të Ligës Ballkanike, kurse Beroe me 4 fitore e 3 humbje po ashtu është në pozitë të mirë për të avancuar tutje.

Cereku i parë ishte i barabartë, ku asnjëra prej skuadrave nuk arriti të shkëputej në rezultat, por gjërat ndryshuan në cerekun e dytë, ku ishte Bashkimi, skuadër që e diktonte ritmin e lojës dhe për këtë arsye e fitoi këtë pjesë të lojës me 30:18, derisa ekipet shkuan në pushim me rezultat 45:34.

Në pjesën e dytë edhe pse bullgarët e Beroe-s e fituan cerekun e tretë, kjo ishte e tëra që mund të bënin, pasi në dhjetëminutëshin e fundit prizrenasit sërish e kapën ritmin dhe kështu bënë që në fund gjithë takimin ta përmbyllin në favorin e tyre 17 pikë epërsi.

Eric Palm me 24 pikë e 6 asistime ishte më i dalluari te portokallinjtë, ndërsa Kejuan Johnson ka kontribuar me 22 pikë, 9 kërcime e 5 asistime, derisa Marko Popovic ka shtuar 16 pikë. Te Beroe më efikasi ishte Shane Gibson me 15 pikë.