Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fitorja e parë për Kosovën U-18 në Kampionatin Evropian, Divizioni C në Tbilisi

  • Fitorja e parë për Kosovën U-18 në Kampionatin Evropian, Divizioni C në Tbilisi
10 July 2016

 

Përfaqësuesja e Kosovës U-18 në konkurrencën e femrave të dielën e ka mposhtur Gjibraltarin me rezultat 79:31 në ditën e tretë të Kampionatit Evropian U-18, Divizioni C që është duke u zhvilluar në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Basketbollistet kosovare nuk hasën në vështirësi për t’i mposhtur kundërshtaret e tyre, andaj edhe dominuan gjatë gjithë ndeshjes. Përzgjedhësi i Kosovës U-18, Chris Dial iu ka dhënë rastin të gjitha basketbollisteve të luajnë në këtë takim të cilat me lehtësi triumfuan kundër Gjibraltarit.

Dita e hënë është pushim për të gjitha ekipet pjesëmarrëse në Tbilisi, ndërsa të martën Kosova do të ballafaqohet me Uellsin, ku do të luftoj për pozitën e pestë.

Duhet theksuar se kjo ishte fitorja e parë në histori të basketbollit femëror kosovar në nivel të Përfaqësueseve që nga anëtarësimi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në FIBA.

Përvec Kosovës U-18 në konkurrencën e femrave vendin tonë do ta prezantojnë edhe vashat e reja të moshës deri në 16 vjec, të cilat pas një jave do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni C, që do të zhvillohet në Andorra.